Maqedoni
Ekspozitë humanitare shitëse për të përsuarit nga përmbytjet
09.08.2016 09:32
Ekspozitë humanitare shitëse e më shumë se 30 artistëve të Maqedonisë (piktorë, grafistë, shkrimtarë, disajnerë të stolive)...

Ekspozitë humanitare shitëse e më shumë se 30 artistëve të Maqedonisë (piktorë, grafistë, shkrimtarë, disajnerë të stolive) prej disa qyteteve të Maqedonisë do të mbahet sonte në orën 20 në art-kafenenë "Koncept 37".
Mjetet e mbledhura do të dedikohen për të pësuarit nga përmbytjet katastrofike dhe moti i lig i cili e përfshiu Shkupin dhe rrethinën.
"Në këto momente të vështira kur jemi ballafaquar me humbje të jetëve njerëzore dhe dëme të mëdha materiale më pak që mund të bëjmë është t'u bëjmë thirrje artistëve të donojnë nga një vepër tyre artistike e cila do të jetë pjesë nga kjo ekspozitë. Mjetet e mbledhura nga shitja planifikojmë të jenë posaçërisht të dedikuara për popullatën e pësuar nga përmbytjet. Për këtë u bëj thirrje të gjithëve të cilët dëshirojnë dhe mund të ndihmojnë të na vizitojnë në art kafenenë "Koncept 37" në rrugën Ruzveltova 37 dhe bashkërisht të ndihmojnë në këtë aksion", deklaroi Vladimir Lukash, një nga incuesit e ngjarjes./Mia
