Botë

Ekspertët republikanë, letër të hapur kundër Donald Trump

09.08.2016 09:55

Pesëdhjetë ekspertë të shquar të sigurisë së Partisë republikane, në mesin e së cilëve edhe ish-drejtori i CIA-s...

Pesëdhjetë ekspertë të shquar të sigurisë së Partisë republikane, në mesin e së cilëve edhe ish-drejtori i CIA-s, e cilësuan kandidatin e republikanëve për zgjedhje presidenciale në SHBA, Dolad Tramp si jokompetent, ta udhëheq vendin dhe vlerësuan se ai do të ishte “presidenti më i papërgjegjshëm në historinë e Amerikës”.

Në mesin e tyre janë edhe ish-drejtori i CIA-s, Majkëll Hejdën, i cili e udhëhoqi edhe Agjencinë për siguri nacionale, ish-ministri i Sigurisë së brendshme, Majkëll Çertof, ish-drejtori i zbulimit nacional Xhon Negroponte, ish-kryetar i Bankës botërore dhe ish-zëvendëssekryetari, Robert Zelik.

Në mesin e të tjerëve, të cilët e kanë nënshkruar letrën janë edhe ish-nëpunës të lartë në Departamentin shtetëror, Pentagoni dhe Këshilli për siguri nacionale.

Në mesin e tyre ka njerëz, të cilët kanë punuar në planet dhe realizimin e invazionit amerikan në Irak në vitin 2003, që u kritikua ashpër nga Trampi.

Tramp reagoi ndaj letrës, duke i quajtur ata të cilët e kanë nënshkruar “elitë të dështuar të Uashingtonit”, e cila “meriton të akuzohet se botën e kanë bërë vend më të rrezikshëm për jetesë”.