Maqedoni
Rritet në 22 bilanci i viktimave, edhe 4 persona shpallen të zhdukur
09.08.2016 14:53
Rritet bilanci tragjik i viktimave nga përmbytjet në Maqedoni. Autoritetet konfirmojnë se numri i viktimave që humbën jetë është 22...

Grupet e kërkim shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të një 11-vjecari nga Stajkovci.
Ndërkohë kërkimet vijojnë pasi raportohen 4 persona të tjerë të zhdukur, mes të cilëve dhe 2 fëmijë, foshnja 15 muajshe, Elif Fejzullahu, që humbi jetën bashkë me babain e saj derisa përpiqeshin ti shpëtonin përmbytjeve në Hasanbeg dhe foshnja tjetër 16 muajshe që gjendej në makinë me të atin në qarkoren e Shkupit.
Autoritetet po punojnë për gjetjen e të zhdukurve.
