Maqedoni
Kosova ndihmon Shkupin, një ekip me pompa uji në zonat e përmbytura
09.08.2016 15:03
Një ekip nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë, është në Shkup në mbështetje të zonave që pësuan nga përmbutjet e fundjavës...

"Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Maqedonisë tani për tani më së shumti ka nevojë për pompa thithëse 800-1500 litra. Pasi që ne kemi kapacitete të tilla, në përgjigje të kërkesës së autoriteteve të Shkupit, ne dërguam një ekip prej 8 anëtarësh dhe automjetet përkatëse me katër pompa thithëse dhe 1 automjet i komandës dhe mbështetjes logjistike. Ekipi nga Kosova do të qëndrojë në mbështetje të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Maqedonisë deri me datë 12 gusht dhe gjatë kësaj kohe, ky ekip do të kryejë operacione të shkarkimit të ujërave nga shtëpitë e përmbytura nga vërshimet”, thuhet në kumtesën e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Kosovës.
