Maqedoni
Komisioni ad – hok, zgjidhen katër anëtarët maqedonas
09.08.2016 15:14
Sllagjana Dimishkova, Cvetin Çilimanov, Goran Tërpenovski dhe Lubomir Kostovski, janë katër kandidatët për anëtarë të trupit ad – hok, të cilët i kanë propozuar partite maqedonase...

Dimishkova dhe Çilimanov janë propozuar nga VMRO – DPMNE, ndërkaq Tërpevski dhe Kostovski nga LSDM.
Sipas Kodit Zgjedhor, anëtari i pestë i cili nuk do të jetë me propozim partiak, duhet të jetë shqiptar por tashmë dy partitë shqiptare kanë hequr dorë nga përzgjedhja e këtij anëtari.
Pas përzgjedhjes së të 5 anëtarëve, në një afat 15 ditor zgjidhet edhe drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele. Ky trup duhet të monitorojë dhe dënojë mediat që nuk respektojnë Kodin Zgjedhor.
Dënimi më i madh për mediat në periudhën parazgjedhore arrin deri më 4000 euro. Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, dolën me qëndrim se nuk do të marrin pjesë në këtë trup ad – hok, i cili ka afat të formohet deri më 19 gusht.
