Botë
Çtensionohen marrdhëniet Turqi – Rusi, Putin pret Erdoganin në St. Petersburg
09.08.2016 15:32
Rusia është e gatshme për të rivendosur bashkëpunimin ekonomik dhe rikrijimin e marrëdhënie të tjera me Turqinë...

Për këto çështje Presidenti Vladimir Putin bisedoi me homologun e tij Recep Tayip Erdogan në Sankt Petersburg.
Përpjekja për ta rrëzuar nga pushteti Erdoganin mund të ketë qenë çelësi për çaktivizimin e tensioneve mes dy miqve të vjetër.
Presidenti turk ka kërkuar hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet me Rusinë. Homologu i tij rus është treguar I gatshëm për këtë hap në rikthimin e miqësisë mes dy vendeve
“Mardhëniet mes Turqisë dhe Rusisë po ecin në kahun pozitiv. Ju falenderoj që mu lajmëruat pas tentimit për grusht shteti . Unë shpresoj që bashkëpunimi ynë të vazhdojë në mënyrë intensive për të zgjidhur problemet me të cilat përballet rajoni ynë“, shprehet presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Të gjithë e dimë tragjedinë që u shkaktua kur një ushtar rus vdiq në nëntor të 2015 e që rrezikuan mardhëniet mes nesh. Por vizita juaj sot, tregon se ju dëshironi ripërtëritjen e këtyre mardhënieve . Unë ju lajmërova dhe ju përkraha ndër të parët pas përpjekjes për grusht shteti ndaj jush. Ne gjithnjë jemi kundër akteve të tilla jokushtetuese. Sot kemi mundësi të flasim për përforcimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit. Më vjen mirë që kam mundësinë t’ju dëshiroj mirëseardhjen në Moskë”, shprehet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Ky është takimi i parë mes dy liderve pas shkrirjes se tensioneve të krijuara pas rrëzimit të avionit rus nga turqit në fund të vitit të kaluar.
Ky incident, çoi në një periudhë të ashpër akuzash dhe provokimesh dy vendet, e cila u qetësua me një kërkim falje të Presidentit Erdogan në muajin qershor.
Takimi duket se ka shqetësuar perëndimorët. Megjithatë Gjermania beson se kyt takim nuk do të ndikojë në rolin e Turqisë në NATO.
GAZMEND REXHEPI
