Maqedoni

Zaev, duhen kamionë të pastrojmë mbetjet

09.08.2016 16:22

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ndërkohë vizitoi zonat e përmbytura dhe njoftoi se nga mëngjesi ekipet e komunës Qendër, Kumanovë dhe Strumicë...

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ndërkohë  vizitoi zonat e përmbytura dhe njoftoi se nga mëngjesi ekipet e komunës Qendër, Kumanovë dhe Strumicë i vazhdojnë aktivitetet për ndihmë të popullatës nga Hasanbegu dhe Smillkovca.
 
“Përkundër automjeteve të specializuara që vijnë nga komunat që drejtohen nga LSDM-ja, janë dërguar pesë kamionë të vegjël me peshë prej dy deri në pesë ton të cilat me të vërtetë do t’i ndihmojnë qytetarët që të ngarkohen të gjitha sendet e dëmtuara që nga shtëpit e tyre i kanë nxjerrë në oborret e tyre dhe para rrugëve. Më e madhe është nevoja për këtë dhe apelojmë që të dërgohen kamionë të tillë që të mund të hiqen sendet e dëmtuara nga rrugët”, shprehet lider i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Një gjë me rëndësi të veçantë, sipas tij, është që Qyteti i Shkupit dhe komuna e Gazi Babës të marrin vendim për stacione ngarkimi për mbeturinat në afërsi të të gjitha venbanimeve të rrezikuara.
 
Kjo do t’i ndihmojë qytetarët që më lehtë, në afërsi të vendbanimeve të tyre, t’i heqin mbeturinat dhe me automjete më tej ndërmarrjet komunale nga qyteti i Shkupit t’i mbartin në deponitë përkatëse.
 
SHPËTIM NUREDINI