Maqedoni

ISHP: Në rajonet ku pati përmbytje vazhdon ndalesa për pirjen e ujit, së shpejti fillon dezinfektimi

09.08.2016 16:31

Instituti i Shëndet Publik gjat ditë së nesërme do të publikojë rezultatet e analizave nga ujësjellësi në Hasanbegë, Stajkovcë..

Instituti i Shëndet Publik gjat ditë së nesërme do të publikojë rezultatet e analizave nga ujësjellësi në Hasanbegë, Stajkovcë dhe vendbanimet tjera të përmbytura. Deri atëherë mbetet rekomandimi se banorët nuk duhet të përdorin ujin ujësjellësi. 
 
“Do duhet të presim deri nesër që të dalin rezultatet zyratare nga mostrat e marra të ujit të pijshëm në zonat e përmbytura. Megjithatë kjo ndales do të jetë në fuqi deri sa nuk  sigurohemi se kushtet në terren stabilizohen dhe se derisa nuk shohim nga rezultatet se uji i pijshëm është tërësisht i sigurt”, shprehen nga instituti i shëndetit publik. 
 
Aktivitet tjetër i rradhës duhet të jetë dezinfektimi dhe desinteksimi në këto venbanime.
 
“Atëher kur do të jetë pasruar tereni, të jetë pastruar balta, atëherë mund të fillojë dezinfektimi. Ndoshta nuk do të fillohet njëkohësisht, do të punojmë atje ku do të na krijohen kushtet”, shprehen nga instituti i shëndetit publik.  
 
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se mbeten të angazhuar në ndjekjen e gjendjes sëndetësore të popullatës së rajoneve të përmbytura.