Maqedoni
Jashari: Në rajonet e vërshuara do të dëmshpërblehen dëmet në bujqësi
09.08.2016 16:47
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave nuk vlerëson se kanali që kalon nëpër Gazi Babë dhe Haraçinë...

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave nuk vlerëson se kanali që kalon nëpër Gazi Babë dhe Haraçinë të ketë qenë shkaktarë i katastrofës së ditës së shtunë të shkatuar nga shijërat e rrëmbyeshëm.
Sekretari shtetëror Besir Jashari thekson se kjo ministri ka pastruar kanalin ndërkaq nga Ministria e Ambientin është kryer betonizimi i të njëjtit kanal.
Edhe pse nuk dihen faktorët e përmbytjeve që ndodhën tri ditë më parë, përveç sasisë së madhe të rreshjeve që shënoi, 93 litër në m2, megjithatë autoritetet duhet të rrijnë më të përgatitur, thotë Jashari.
Nga kjo ministri sigurojnë se tashmë janë formuar komisionet që do të evidentojnë dëmet që bien në kompetencë të Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas Jasharit, për momentin nuk mund të thuhet asgjë nëse janë shënuar dëme në prodhimet bujqësore, por pas vlerësimeve, qytetarët do të dëmshpërblehen.
“Sot janë formuar të gjitha komisioniet tjera, të nënshkruar nga ministri. 11 ekipet që do të punojnë, prej tyre 7 nga Minsitria e Bujqësisë dhe 4 nga Agjensia për ushqim dhe Veterinari do t’i bëjnë vlerësimet, derisa tanët do të evidentojnë pjesën e bujqësisë, respektivisht pjesën për dëme të bujqësisë dhe të ngjashme”, shprehet sekretari shetëror Besir Jashari.
Pasi të bëhen vlerësimet nga ekipet në terren, të dhënat do të dërgohen në byronë për ekspertizë gjyqësore për të vazhduar më tej për vlerësimin e kompenzimeve, thekson sekretari shtetëror, Besir Jashari.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
