Kuvendi i Kosovës: Me gaz lotësjellës, VV kundër demarlacionit
Rikthehet gazi lotësjellës në kuvendin e Kosovës, të cilin opozita e përdor për të kundërshtuar ratifikimin e marrveshjes me Malin e Zi, për demarkacionin...

Deputeti I Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka përdorur gazin lotsjellës në mbledhjen e Komisionit Kuvendorë për punë të Jashtme, kun ë rend dite ishte ratifikimi i Marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit.
Ky Komision diskutoi për më gjatë se një orë projektligjin e Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe në momentin kur pritej të votohej që i njëjti t'i procedohej Kryesisë së Kuvendit për procedurat e mëtejshme, Çaushi hodhi gazin lotsjellës.
Por Komisioni, edhe përkundër gazit lotsjellës, ka arritur të votojë projektligjin.
Ndërsa më pas policia arrestoi deputetin Driton Çaushi për shkak të përdorimit të gazit lotësjellës, siç kishte ndodhur edhe më pare me deputetët që kanë përdorur gaz lotësjellës.
