Maqedoni

Pas dëmtimeve nga vërshimet, Qarkorrja e Shkupit pjesërisht e kalueshme

09.08.2016 17:18

Bankina tërësiht të dëmtuara dhe makina të përmbytura me baltë. Kjo është pamja që mund të haset te një pjesë e Qarkorrës së Shkupit...

Disa ditë pas fatëkeqësin natyrore në rrethinën e Shkupit, akoma mund të vërehen mbeturinat e automjeteve të dëmtuara. Ekipi i TVM-2 vizitoi këtë qarkorre, ku lëvizja e automjeteve po zhvillohet me reduktime të herëpashershme. 
 
“Një pjesë e qarkorrës që lehtëson trafikun në Shkup edhe sot ishte e mbyllur për qarkullim. Nga vërshimet e fundit infrastruktura e kësaj qarkorre pësoi dëme të mëdha dhe humbën jetën disa persona që u mbuluan nga rreshjet të mëdha të shiut”.
 
Automjetet e lehta në këtë qarkore po lejohen të lëvizin deri në daljen për në Radishanë, ndërsa atomjetet të rënda transpotuese lëvizin deri në daljen e magjistralës për në Kosovë. Për tej bllokadës policore po lëshohen vetëm ambulanca, shërbimet funerale dhe makinat me ndihmë. 
 
“Ekipet e pastrimit po punojnë fuqimisht për t’i pastruar automjetet e përmbytura për rrethë qarkorrës në fushën e fshatit Stajkovcë”.
 
Në fushat për gjatë kësaj qarkore mbeten rreth 10 makina të përmbytura, prej të cilave edhe një kamion. Babai i pronarit të këtij kamioni për TVM-2 rrëfeu tentimin e tij për të shpëtuar një fëmijë.                              
“Ishim duke u kthyer nga Shqipëria dhe në këtë vend pas meje, një burr dhe grua me një fëmijë dolën prej makinës tipit “Golf” dhe i thanë shoferit që tua shpëtojmë fëmijën e tyre. Ai ua zgjati dorën, mirëpo në atë moment fatkeqësisht u përplasën nga një dallg me ujë dhe të gjithë na çoi  në fush. Edhe kamioni im edhe makina e tyre u gjetë posht në fushë. Që atë ditë e drejtuam kamionin, mirëpo prej atëherë deri tani askush nuk na ka ndihmuar që të lëvizim kamionin nga ky vend”, shprehet pronari i kamionit të përmbytur.
 
Të shtunën në mbrëmje në këtë qarkorre u përmbytën dhjetra makina, dhe derisa kan zgjatur rreshjet ata kanë parë tmerrin me sy. 
 
REXHEP QAMILI