Maqedoni
Mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale
10.08.2016 09:11
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të ndryshueshme mesatare lokale dhe erë e dobët...

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të ndryshueshme mesatare lokale dhe erë e dobët, kryesisht nga jugu. Në pjesët perëndimore është e mundur paraqitja e reshjeve të kohëpaskohshme të shiut. UV indeksi do të jetë 7.
Temperatura do të lëvizë prej 22 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira lokale të ndryshueshme dhe erë e dobët, kryesisht nga jugu. Në pjesët perëndimore ka mundësi për reshje të kohëpaskohshme të shiut.
Temperatura do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
Të enjten pasdite dhe të premten do të jemi nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore nga veriu e cila do të shkaktojë reshje të bujshme, bubullima dhe erë të fortë.
Të premten gjatë ditës do të fryjë erë e fortë nga veriu, ku vende vende do të arrijë shpejtësi edhe mbi 90 km/h dhe do të shkaktojë ulje të dukshme të temperaturës së ajrit.
Gjatë uikendit do të mbizotërojë mot stabil dhe më i freskët./Mia
