Maqedoni
Qarkorja e Shkupit lëshohet në përdorim në dyja drejtimet
10.08.2016 09:33
Automjetet tashmë mund të lëvizin lirshëm në Qarkoren në Shkup, pasi prej mbrëmë është lëshuar për komunikacion në të dy drejtimet...

Automjetet tashmë mund të lëvizin lirshëm në Qarkoren në Shkup, pasi prej mbrëmë është lëshuar për komunikacion në të dy drejtimet, bën të ditur drejtor i N.P. “rrugët e maqedonisë”, Gajur Kadriu. Ndërsa në pjesët e dëmtuara të rrugës janë vendosur shenja komunikacioni për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.
“Qarkorja është në funksion prej mbrëmë, ekipet tona ishin 24 orë ketu në këtë pjesë të rrugës, magjistrales. Arritën që ta sanojnë këtë pjesë që të mund komunikacioni të vijojë pa probleme. Besoj se brenda ditës do të jetë komplet kjo pjesë e magjistrales e kalueshme dhe do të mund pa probleme komunikacioni të qarkullojë.” tha Gajur Kadriu, drejtor i N.P. “rrugët e maqedonisë”.
Unaza e kryeqytetit pësoi dëmtime të rënda nga rreshjet e mbrëmjes së 6 gushtit dhe ishte e mbyllur për qarkullim nga dalja për Hipodrom deri te dalja për Saraj.
Ndërkohë Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vendevende të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
BELINDA KOKA ADEMI
