Botë
Zjarr në një maternitet në Bagdad, vdesin 11 foshnja, lëndohen 19 lehona
10.08.2016 11:18
Të paktën 11 bebe të porsalindura kanë humbur jetën dhe 19 gra janë lënduar si pasojë e një zjarri të rënë në një maternitet në Bagdad...

Zjarri ka rënë në maternitetin e spitalit Yarmouk në Baghdad-in perëndimor dhe sipas Ministrisë së Shëndeteti dyshohet se shkak ka qenë një problem me elektricitetin.
Autoritetet e Bagdadit e mbyllën menjëherë spitalin dhe ndaluan mediat t’i afroheshin vendngjarjes.
Por një agjensi e pavarur e lajmeve në Baghdad, raportoi se 29 paciente femra dhe 7 bebe u evakuuan nga pavijoni ku shpërtheu zjarri.
