Maqedoni

Austria ndihmon Kryqin e Kuq të Maqedonisë, me 500 mijë euro ndihma

10.08.2016 12:54

Kanë vazhduar ndihmat e shteteve mike të Maqedonisë për zonat e prekura nga vërshimet në Shkup...

Këtë herë Austria ka ndarë 500 mijë euro për Maqedoninë . Këtë vendim e ka njoftuar Ministri i Punëve të jashtme të Austrisë Sebastian Kurz.
 
”Nënkuptohet se Austria si partner i ndihmon Maqedonisë. Nuk guxojmë që t`i lëmë njerëzit në baltë pas kësaj fatkeqësie”, shkruan Sebastian Kurz.