Maqedoni

Ekspertët nga BE-ja nisën me vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

10.08.2016 13:25

Ekipi i ekspertëve nga Bashkimi Evropian nisi që t`i bëjë vlerësimet e dëmeve nga moti i keq që të shtunën në mbrëmje e goditën Shkupin me rrethinë...

Ekspertët u dërguan, pasi që Maqedonia mbrëmë e aktivizoi Mekanizmin e BE-së për mbrojtje civile.
 
Ekipi , përskaj vlerësimit të dëmeve, duhet që t`i jap rekomandime qeveritarëve për mbrojtjen civile në nivel nacional dhe lokal rreth sanimit të pasojave.
 
Pasi që do të krijohet lista finale e nevojave nga ana e institucioneve kompetente do të dërgohet një kërkesë shtesë deri te mekanizmi për mbrojtje civile të BE-së.