Botë

Sulmohet autobusi me gazetarë, s’dihet nëse u qëllua me gurë apo armë zjarri

10.08.2016 15:46

Një autobus që po transportonte 12 gazetarë në Lojërat e Rios u sulmua teksa po kalonte në autostradë...

Asnjëri nga gazetarët nuk mori dëmtime serioze gjatë incidentit dhe nuk është ende e qartë nëse mjeti u godit nga gurë ose të shtëna.
 
Autobusi po i drejtohej parkut kryesor Olimpik, kur, sipas pasagjerëve, u dëgjuan 2 goditje mbi të.
 
Dritaret u thyen dhe xhamat plagosën lehtësisht 2 persona e 3 gazetarë.
 
Ndërkohë policia ka hapur një hetim për të zbuluar nëse mbi autobusin u qëllua me gurë ose armë zjarri.