Botë
Brazil, sulm me armë ndaj patrullës së policisë
11.08.2016 10:20
Dy efektivë policie janë në rrezik për jetën ndërsa një tjetër ka shpëtuar i paprekur nga plumbat pas një sulmi me armë ndaj një patrulle policie në zonën e quajtur “Favela Del Mare”...

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në një kohë që në Brazil po zhvillohen Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe angazhimi i forcave të policisë pritet të jetë edhe më i madh.
Të shtëna me armë zjarri kundër një patrulle policie në Rio De Zhaniero.
“Efektivët e plagosur janë Helio Andrade dhe kapiten Alen Marcos Rodrigues Ferreira, ndërsa efektivi tjetër Rafael Pereira ka shpëtuar pa u dëmtuar nga kjo ngjarje”, ka njoftuar ministri brazilian i Drejtësisë, Alexandre de Moraes.
FARIJE DAUTI BAKIU
