Maqedoni

Në Shkup dje 11 aksidente

11.08.2016 11:50

Gjatë ditës së kaluar në Shkup kanë ndodhur 11 aksidente trafiku...

Policia e trafikut ka kryer ekspertizë në 11 aksidente. Prej tyre pesë janë me pasojë dëme materiale, ndërsa gjashtë janë me pasojë lëndime trupore.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar disa kundërvajtje. 
 
Pesë persona gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular, një shofer është sanksionuar sepse ka kaluar në dritë të kuqe të semafoit, tre këmbësorë kanë kryer kryndërvajtje në baza të ndryshme dhe është ndaluar një shofer i cili gjatë drjetimit të biçikletës me motor, moped dhe motoçikletë nuk e ka bartur helmetën mbrojtëse./Mia