Maqedoni

Cisterna godet një furgon te udhëkryqi në Vollkovë, nuk ka të lënduar

11.08.2016 13:15

Nuk ka të lënduar në aksidentin i cili ndodhi sot paradite në orën 10.15 në autostradën Shkup - Tetovë, te udhëkryqi Vollkovë...

Siç njofton MPB, janë përplasur një automjet transportues "TAV" (cisternë) me targa të Shkupit dhe një furgon "Folksvagen transporter", gjithashtu me targa të Shkupit.
 
Furgoni ka mbetur në defekt, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dalë jashtë. Në atë moment atë e ka goditur cisterna, me ç'rast është përmbysur furgoni./Mia