Maqedoni
Afatet e “Përzhina2” drejt fundit, LSDM: Presim të përfundojë afati ligjor
11.08.2016 14:50
Më 19 gusht skadon afati për paraqitjen në KSHZ të afro 40 mijë personave të kontestueshëm...

Por paraqitja po ecën me ritme të ngadalta apo më saktë, vetëm reth 10% e personave që u gjendën në këtë listë, janë paraqitur për të rivërtetuar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
Nga LSDM nuk komentojnë ecurinë e procesit pasi presin përfundimit zyrtar të afatit për paraqitje.
“Për kontestuesit prej 39 502 qytetarë do të paraqitemi pasi të kaloj afati, mandej do ta japim gjykimin tonë nëse bëhet fjalë për persona të kontestueshëm, persona real apo kvantum. Le të kalojë afati, njerëzit kanë kohë të paraqiten edhe 5-6 ditë”, tha Petre Shilegov, nga LSDM.
Shilegov komentoi edhe zgjedhjen e kryetarit të grupit ad hoc, si dhe zgjedhjen e redaktorit të TVM1, me ç’rast tha se për gjithçka do të shkohet në bazë të afatit ligjor.
“Në pajtueshmëri me ligjin kemi dy afate: Zgjedhja e kryetarit të trupit ad hoc duhet të bëhet deri 23 gusht ndërsa redaktori i TVM-së pas 31 gushtit kur do të konstatohet gjendja për zgjedhjet”, shtoi Shilegov.
Në bazë të marrëveshjes së 20 korrikut, sa i përket servisit publik partite politike u dakorduar qe LSDM do te emerojë pergjegjës te redaksisë informative ne TVM1 nga ekspertet e fushës ku redaktori i ri do të merte funksionin 100 ditë para mbajtjes se zgjedhjeve.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
