Maqedoni

Vërshimet në Shkup, të dielën kuvendi në seancë të jashtëzakonshme

11.08.2016 15:33

Kryeparlamentari Trajko Veljanoski në marrëveshje me bashkërenduesit e grupeve parlamentare, vendosi të thërrasë të dielën seancën e jashtëzakoshme të Kuvendit, për gjendjen e krijuar pas përmbytjeve...

Pritet që deri të dielën, qeveria të përgatisë një raport për të informuar kuvendin për gjendjen në teren dhe për masat e ndërmarra në drejtim të sanimit të dëmeve. Paraprakisht gjatë ditës ishte LSDM që I kërkoi kryeparlamentarit thirjen e mbledhjes së jashtëzakonshme.  
 
“Parlamenti i Maqedonisë, ne si njerëz para së gjithash, kemi obligim kushtetues dhe njerëzor për tu ndihmuar këtyre qytetarëve. Tani nuk është koha për politikë, tani është koha për tu ndihmuar qytetarëve për të treguar humanitetin në vepër”, tha Petre Shilegov, nga LSDM.
 
Edhe nga VMRO thonë se tashmë është koha për ndihmë dhe jo të përmenden baroku e skulpturat.
 
“Është jo civilizuese dhe jo e ndërgjeshme në këto moment të flasim për gjëra të tilla,  në këto moment është koha kur duhet të flasim se si të ndihmojmë njerëzit, më pas ka kohë të flasim edhe për këto”, tha Ilia Dimovski, nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas tij, në dhjetë vitet e fundit është bërë shumë punë  për pastrimin e kanaleve për ndërtimin e infrastruktures komunale dhe ka të dhëna të sakta për mjetet të cilat shpenzohen nga buxheti I shtetit nëpër komuna. Por sipas Dimovskit, tani është koha për punë e jo për të bërë krahasime se kush ka pastruar më shumë kanale.
 
GYLTENE SINANI