Maqedoni
Kompanitë e sigurimit: 500 raste të lajmëruara nga zonat e përmbytura
11.08.2016 15:40
Deri më tani në agjencinë për revizion dhe sigurim janë lajmëruar 500 raste për dëmshpërblim...

Deri më tani në agjencinë për revizion dhe sigurim janë lajmëruar 500 raste për dëmshpërblim nga ana e banorëve të cilët kanë pësuar dëmtime nga vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Nga 500 kërkesat për dëmshpërblim drejtuar kompanive të sigurimit 440 kanë të bëjnë me dëmshpërblimin e pronave të patundshme përderisa 28 prej tyre kan të bëjnë me sigurimin kasko të automjeteve dhe 109 raste janë paraqitur nga firmat e ndryshme të cilat veprojnë në zonat e vërshuara dhe kanë pësuar dëme material.
Klime Poposki supervisor I sigurimeve thotë se më e rëndësishme është që të dëmtuarit të dëmshpërblehen
“Në interes të kompanive të sigurimit njëherësh dhe rolit tonë si trup rregullatorë po edhe në edhe në interes të klientëve të cilët kanë siguruar pronat e tyre është që sa më parë të bëhet vlerësimi I dëmeve dhe të bëhet dëmshpërblimi, sepse qytetarëve në këtë moment u nevojiten mjete material për të sanuar dëmtimet dhe për të filluar që të funksionojnë normalisht”, tha Klime Poposki, supervisor i sigurimeve.
Nga komisioni rregullator për sigurime thonë se vetëdija e qytetarëve akoma është në nivel të ulët për të bërë sigurimin e pronave nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore dhe pse kohën e fundit shënohet interes në këtë drejtim.
LUMTURIE HAJRO
