Maqedoni

Shpërndarja e ndihmave, banorët: Ndahen me njoftësi, jo sipas nevojës

11.08.2016 17:04

Pakënaqësi, mllef, fyerje, grindje këto ishin pamjet që shoqeronin vazhdimisht qytetarët, gjatë marrjes së ndihmave në shkollën 25 Maji në Hasanbeg...

Qytetarët shprehen të revoltuar nga menyra e organizimit të shpërndarjes së ndihmave, pasi sipas tyre ndihmat nuk i marrin ata që me të vërtet kanë nëvojë por po i marrin ata që njohin shpërndarësit e ndihmave. 
 
Njëkohësisht ata ankohen se më shumë ndihma po shkojnë nëvendbanimet maqedonase. 
 
“S’japin kolic, i zgjedhin njerezit, kur te shkosh atje 1 ore un kam prit aty te ma japin ni kolic, sjapin kolica, a njoni sa ka hy, ja ka dhon kolicen, se i njef ata”...
 
“Shqiptart jane katastrof, krejt te shkijet shkojne, krejt atje, ce shhko kshyre atje, shko kshyrni në Lukov, shko shiko andej, te shqipart jo, te shkijet po”…
 
"Knej bijn anej leshojne, sidomos ato më te rëndesishmet. Kto me kolice dhe me kacija, ka 5 kacija e 2 fshisa që nuk janë të nevojshme ato për kërkan edhe janë marr qato te njejtat. Ka pas lengje, ka pas qumsht, ka pas kesi gjera të ngjashme, që ato janë humbur, në sekondë janë humbur, dhe mbyllen dyert, për kamera, por mbyllen dyert edhe për njerëz”... 
 
“Populli shqipëtar i Maqedonisë të mos japin nëpër komuna, nëpër organizata jo qeveritare se krejt i vjedhin për vete ata”, thanë banorët e anketuar.
 
Banorët e Hasanbegut bëjnë apel deri tek gjithë njerzit që duan të ndihmojnë që ndihmat ti dërgojnë vetë në shtëpitë të cilat kanë nevojë.
 
Vetë ata që shpërndanin ndihmat, nuk pranuan të prononcohet para kamerës sonë për akuzat e banorëve madje mbyllën dyert për ekipet e gazetarëve. 
 
FETIJE QAILI