Maqedoni
Zimeri: Masa konkrete për të evituar tragjeditë
11.08.2016 17:38
Qeveria do të duhet të përpilojë program me masa konkrete për ti bërë ballë katastrofave eventuale natyrore dhe evituar tragjedi të ngjashme sikurse kjo e ditëve të fundit...

Profesori i shkencave matematiko natyrore dega e gjeografisë, Zija Zimeri si masa preventive numëron ndërtimin e kanalizimeve të ndryshme, drenazheve, pjesëve të betonit në zonat e rrezikuara.
Por për momentin kur vendi rrezikohet nga shira të vazhdueshëm sipas profesorit universitar Zimeri e rëndësishme është të ndërmeren masa konkrete dhe të menjëhershme që dëmet dhe viktmat të jenë minimale.
Në një pjesë të Hasanbegut, në gjatësi prej 28 metrash ku toka është e rrëshqitshme sipas tij është e nevojshme ndërtimi I një muri. Kështu do të parandalohej që shiu bashkë me dheun të shkatërojnë pronat dhe të marin jetë njerëzish.
“Nëse kemi të rreshura që priten shumë, duhet në një kohë sa më të shpejtë të miren masa dhe të intervenohet dhe të ndërtohet ai mur. Toka është e atij lloji. Ne nga aspekti gjeomorfologjik I dijmë se cilat toka janë rrëshqitëse, të cilat përveçse kanë një mur për momentin ktu nuk është mal por është lagje e cila nuk guxon asnjë bagrem të mbjellësh apo drenazhe sa duhet. Mendoj se ata duhet të jenë të kordinuar, të jenë në rrjedha dhe duhet sa më shpejtë të intervenohet pas pastrimit të murit, të dheut, të ndërtohet muri me një bazament të fortë. Duhet të ketë gypa të përsosur të cilët duhet të futen në tokë 3 apo 4 metra me qëllim që shtëpitë të jenë të garantuara”, shprehet profesori universitar Zija Zimeri.
Si masë preventive nuk përjashtohet mundësia edhe e mbjelljes së drunjëve në pyjet përreth vendbanimeve që pas disa viteve ato të mbajnë për vete ujrat e rrëmbyeshëm.
Gjatë viteve të 80-ta autoritet kishin plan strategjik të mbjelljes së fidaneve. Praktika e tillë është ringjallur me ditën e drurit por megjithatë nuk ka aritur efektin e duhur me vetë faktin e përmbytjeve të fundit.
MERAL ISMAILI
