Maqedoni

Todorov, 3 punkte shëndetësore në zonat e rezikuara

11.08.2016 18:26

Ministria e Shëndetësisë në kontinuitet me shumë ekipe, në të gjitha lokacionet po mundohet me të gjitha mjetet të ballafaqohet me krizën dhe me pasojat...

Ministria e Shëndetësisë në kontinuitet me shumë ekipe, në të gjitha lokacionet po mundohet me të gjitha mjetet të ballafaqohet me krizën dhe me pasojat e vërshimeve të mëdha të cilat e kapluan pjesën veriore të Shkupit.
 
Deri tash ndihma e shpejtë ka 300 intervenime dhe mbi 60 janë transportuar në klinikat dhe shtëpitë shëndetësore në Shkup.
 
Në klinikë kanë ardhur mbi 50 pacientë të cilët kanë marrë ndihmën e duhur dhe janë lëshuar në sherim shtepiak gjithashtu edhe në spitalin Sv. Naum Ohridski është numri I njejtë rreth 50 pacientë.
 
Numri I përgjithshëm I të sëmurëve kronikë nga zonat e përmbytura,  është 2058 . Ata  kanë nevojë të marrin terapinë për semundjet që  kanë.
 
Në atë aspekt është marrë vendim që të gjitha ekipet do të duhet kryjnë vizitë shtëpiake të personave të sëmurë, me qellim që të bëhet kontrollë.
 
Këtu në Stajkovë kemi 425 shtëpi ku kemi 590 të sëmurë kronik të gjithë këto do të jenë të vizituar dhe nese kanë nevoj për terapinë do ta marrin. I gjithi sistemi shëndetsor ështe organizuar në atë mënyrë që tju mundësojë shërbim sa më të shpejtë shëndetsorë, për at arsye kemi vendosur edhe 3 punkte shëndetsore një në Stajkovë, një në Hasanbeg dhe një në Haraçinë gjithashtu kemi edhe 2 punkte të ndihmës së shpejte që punojnë 24/7 me qellim që të reagojnë shpejtë aty ku duhet.