Maqedoni
Dëmet në sipërfaqet bujqësore; Cvetkov: do të dëmshpërblehen të gjithë
11.08.2016 19:01
Të gjitha sipërfaqet bujqësore pa dallim nëse janë evidentuar ose nuk janë evidentuar në regjistrin tone, do të dëmshpërblehen ka deklaruar sot ministri i Bujqësisë Mihail Cvetkov...

Të gjithë atyre që u është bërë dëm me këtë katastrofë, do të dëmshpërblehen.
Duke pasur përvojë me vërshimet në vitin 2015, ne bëmë ndryshime në Ligjin me të cilin mundësohet të dëmshpërblehen të gjitha sipërfaqet bujqësore.
Komisionet për vlerësim janë në terren dhe punojnë me kapacitet të plotë.
Diku për njëzetë ditë duhet të përfundojë kjo punë, tha ministri Cvetkov I cili sot sot bëri ekspertizë në punën e komisioneve të formuara për vlerësimin e dëmeve nga moti i ligë në fshatin Stajkovc.
