Maqedoni
MPB për personat që pësuan nga përmbytjet; Nuhiu: dokumentet personale, do të jepen pa pagesë
11.08.2016 19:27
Prej sot Ministria për Punë të Brendshme do t’i ofrojë shërbimet civile administrative pa pagesë për të prekurit nga zonat që u përfshinë nga vërshimet...

Zv/ ministri i Punëve të Brendëshme Agim Nuhiu, njofton qytetarët e zonave të përmbytura se nxjerrja e dokumenteve personale, si letërnjoftimet, pasaportat, patentat e shoferëve, do të realizohet pa pagesë.
Sipas tij, Ministria e Brendëshme vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve të këtyre zonave.
