Maqedoni

Meteorologët: Kujdes, edhe sonte na pret mot me shi dhe bubullima

11.08.2016 20:05

Nga Enti Hidrometeorologjik lajmërojnë se edhe sonte pritet mot jostabil që do të shoqërohet me shi, erë dhe vetëtima...

Nga orët e mbrëmjes do të kemi kushte për mot jostabil posaçërisht në vendet perëndimore dhe lindore.

Do të kemi përkeqësim të motit me shi dhe bubullimë, ndërsa natën do të ketë edhe erë me cka shirat do të zhvendosen në pjesën lindore të vendit.

Mot me shi lokal dhe bubullima pritet dhe në Shkup dhe me erë që do të fryjë nga drejtimi perëndimor.