Botë

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën në shpërthimin e një centrali elektrik kinez

11.08.2016 20:45

Të paktën 21 persona sot e kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar në shpërthimin në një centrali elektrik në Kinë...

Të paktën 21 persona sot e kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar në shpërthimin në një centrali elektrik në Kinë, lajmëroi agjencia kineze Ksinhua.
 
Besohet se shpërthimin në provincën qendrore Hubej e ka shkaktuar pëlcitja e tubacionit nën tension të lartë.
 
Aksidenti ka ndodhur një ditë para përvjetorit të eksplozivit më të madh në depon për kimikate, ku e humbën jetën 165 persona./mia