Maqedoni

Me erë dhe më freskët

12.08.2016 09:07

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe mjaftë i freskët me shi lokal pasdite...

Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore kohë pas kohe do të arrijë shpejtësi edhe mbi 90 km/h. Temperaturat e ditës do të jenë dukshëm më të ulëta në krahasim me ditën e sotme. UV indeksi do të arrijë 6.
 
Temperatura do të lëvizet prej 17 deri në 27 gradë celsius.
 
Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe mjaft i freskët me shi lokal pasdite. Do të fryjë erë e forcuar veriore.
 
Temperatura do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
 
Gjatë fundjavës moti do të jetë stabil, por të shtunën ende me erë të kohëpaskohshme të përforcuar veriore. Mot stabil do të jetë nga e hëna, ndërsa temperatura e ditës do të vazhdojë dalëngadalë të rritet./Mia