Maqedoni

Komunikacioni pa ndalesa, është ndërprerë vetëm drejtimi rrugor përmes Jasenit

12.08.2016 09:29

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa...

Rrethrrotullimi Shkup është lëshuar për komunikacion në dy drejtimet, por ka pjesë të rrugës të cilat janë dëmtuar, ku janë vendosur shenja komunikacioni për rregullim të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve. Komunikacioni është ndërprerë për shkak të shembjeve të mëdha në rrugën Shkup - Makedonski Brod.
 
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të addaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Posaçërisht të kihet kujdes nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia për dukuri të shembjeve, të cilat vende-vende mund ta pengojnë lëvizjen e automjeteve.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjjediseve urbane është i matir, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Kjo informatë ka të bëjë vetëm me anën e Maqedonisë në vendkalime./Mia