Maqedoni
Spasov: Dezinfektimi nisi, largoni fëmijët dhe të sëmurët
12.08.2016 11:55
Ka filluar tashmë në disa nga zonat e vërshuara dezinfektimi I shtëpive dhe rrugëve...

Por ministry I punës dhe politikës sociale Dime Spasov, thotë se procesi mund të realizohet sipas parashikimeve, nëse fillimisht largohen fëmijët, shtatzënat dhe të sëmurët.
“Procesi i pastrimit po vazhdon, me pastrimin e rrugëve dhe me nxjerrjen e mbeturinave nga shtëpitë të cilart transportohen më pas në deponi. Jemi fikusuar në rrugët ku ka pasur dëme më të mëdha në të cilat njëkohësisht ka filluar edhe procesi I dezinfektimit. Dje kemi dezinfektuar 1 të 4 e fshatit Stajkovc dhe sot presim përfundimin e dezinfektimit edhe në pjesën tjetër. Mundohemi të realizojmë edhe rekomandimin e Qeverisë që të gjithë fëmijët më të vegjël se 13 vjec, grata shtatzëna dhe personat me aftësi të kufizuar, të vendosen në rajone të tjera, që procesi i dezinfektimit të zhvillohet pandërprerë, sepse është më lehtë dhe më e thjeshtë kur jemi të kordinuar me pjestar të policisë, forcave ushtarake dhe vullnetarëve” , deklaroi Spasov.
