Maqedoni

Dëmet nga vërshimet, Donevski: Do të dëmshpërblehen të gjithë

12.08.2016 12:22

Të gjitha shtëpitë të cilat u dëmtuan nga vërshimet e fundit do të marrin dëshmpërblimin adekuat nga shteti, pa marr parasysh nëse banorët i kanë ose jo të rregulluara dokumentet e pronësisë...

Këtë për TVM-2 e sqaron Vase Donevski,  kordinatori i komisoneve për verifikimin e pronave të dëmtuara të angazhuar nga Qeveria.
 
Është e mjaftueshme, thotë ai, që banorët e zonave të përmbytura të tregojnë vetëm adresën e saktë të banimit përmes të cilës vërtetohet nëse shtëpitë u takojnë zonave të dëmtuara.
 
Nuk kërkohet çertifikata e pronësisë ose kontrata e shitblerjes por vetëm letërnjoftimi apo një dokument identifikimi me adresë.  
 
Tashmë edhe MPB ka njoftuar se banorët e zonave të përmbytyra, të gjitha dokumentet personale mund ti nxjerrin sërish  pa asnjë pagesë. 
 
“Pa marr parasysh në pronësi të kujt është shtëpia ne nuk u kërkojmë qytetarëve dëshmi për pronësi, kontratë shit-blerje apo çertifikatën e pronësisë. Në teren nuk kërkojmë dokumentacion nëse shtëpitë janë të legalizuara ose jo, por vërtetojmë vetëm të dhënat e kryefamiljari adresën e saktë të banimit dhe të zhiro llogarinë e tij”, tha Vase Donevski, kordinator i komisioneve për verifikimin e pronave të dëmtuara.
 
Në zonat e përmbytura veprojnë per mbi 60 komisione për verifikimin e dëmeve, prej të cilave rreth 43 janë për verifikim të pronave të patundshme, 5 janë për verifikimin e automjeteve, ndërsa të jerët për verifikimin e dëmeve në bujqësi dhe bagëti.
 
Deri tani është bërë 30 për qind vlersim në terren. Para se të dalin vlersimet përfundimtare nga shtëpit e përmbytura, Qeveria ka paraparë të lëshojë akontime të reja për të dëmtuarit, me qëllim të sanimit të sa më shpejt të dëmve materiale dhe kthyimi i tyre në vendbanimit e përhershme. 
 
REXHEP QAMILI