Maqedoni

Dëmet në bujqësi, Jashari: Do të dëmshpërblehen të gjithë bujqit

12.08.2016 13:54

Ministria e Bujqësisë ne bashkëpunim me Agjencionin për Veterinari, kanë kanë formuar 13 komisione, 11 për rajoninin e Shkupit dhe 2 në Tetovë, për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori...

Nga kjo ministri shprehen qartë se të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet do të dëmshpërblehen, pa dallim nëse janë evidentuar ose jo si bujq, pra edhe nëse nuk kanë lista poseduese të tokave. 
 
“Me ndryshimin e ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, vitin e kaluar, kur edhe kemi pasur vërshime, është mundësuar që të gjithë qytetarët të dëmshpërblehen, duke përfshirë edhe ata të cilët nuk kanë, lista poseduese te tokave bujqësore, do të mundet me anë të ligjit, nëpërmjet të një deklarate, me shkrim në noter, ku deklarohet se posedon parcela të mbjellura me produkte të caktuara bujqësore, do të bëhet dëmshpërblimi. I njëjti dëmshpërblim do të bëhet edhe për kafshët”, tha Besir Jashari, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë.
 
Kryetari i Komunës së Haracinës Brahim Ajvazi alarmon se nëse nuk rregullohet kanali që kalon nëpër fshat, si dhe pompat për pastrimin e tij që kanë qenë të vendosura deri në vitin 2001 tek hotel Bellvi, prapë do të ketë dëme nga uji, i cili vërshon zonën sa herë që ka rreshje, edhe të më të pakta se përmbytjet e së shtunës.
 
“Në qoftë se nuk hapen kanalet këtu, po edhe ai që kalon nëpër fshat të rregullohet dhe pompat që kanë qenë këtu në vitin 2001-2002, te Bellvi atje, uji të largohet, këtu është kot, këtu shifet vershimet ishin, por edhe kur ka me pak dëmet janë në nivel”, tha Brahim Ajvazi, Kryetari i Komunës së Haracinës.
 
Ndërkohë nga komuna thonë se ka filluar vlersimi i dëmve të qytetarëve nga vërshimet. Pas largimit të ujit, menjehere fillon faza e dytë e vlerësimit dhe besojnë se i gjithë ky proces do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
 
FETIJE QAILI