Botë

Francë - Kana ndalon burkat në plazh

12.08.2016 14:56

Kryebashkiaku i Kanës, David Lisnard, ka ndaluar veshjen e burkave të plazhit, të njohura ndryshe si “burkinis”, pas shqetësimeve të qytetarëve...

Ai tha se burkinis janë “simbol i islamizmi ekstrem” dhe mund të shkaktojnë tension, duke marrë në konsideratë se Franca është shënjëstër e sulmeve islame.
 
Pas sulmit të kamionit në Nice këtë korrik, Franca është më vigjilente se kurrë.
 
Të gjithë pushuesit të cilët zgjedhin të veshin burka do i kërkohet të ndërrojnë kostumin e banjës ose të largohen nga plazhi.
 
Askush nuk është ndaluar më parë në Kanë për burkini qëkur urdhëri hyri në fuqi në fund të korrikut.