Botë
Dy kolonelë turk të akuzuar për pjesëmarrje në grusht shteti ndodhen në Itali
12.08.2016 15:50
Dy kolonelë turk të akuzuar nga Qeveria e Erdogan si pjesëmarrës në grushtin e shtetit në Turqi ndodhen në Itali...

Ky lajm është bërë publik nga Mnisitria e Jashmte e Turqisë me anë të Ministrit Mevlut Cavusoglu.
Dy kolonelët turk Ilhan Yasitli e Halis Tunc, kishin funksionin e atasheut ushtarakë e diplomatë në Ambasadën e Turqisë në Greqi e prej datës 6 gusht janë larguar së bashku me familjet nga rezidenca e tyre në Athinë drejt Italisë.
“Arratisja e tyre, ka deklaruar Ambasadori i Turqisë në Romë Aydon Adnan Sezgin dëshmon lidhjen e tyre me grushtin e shtetit kundër Erdogan.” Ambasadori i Turqisë ka deklaruar se është në kontakt me autoritetet italiane mbi këtë informacion të ardhur nga Turqia.”
Deri më tani nuk rezulton asnjë kërkesë zyrtare për azil politik nga ana e dy kolonelëe turkë.
