Maqedoni
Disa tregëtarë spekulojnë me çmimet, Qeveria: Të kthehen njësoj si para vërshimeve
12.08.2016 16:09
Vërshimet që përmbytën një pjesë të qytetit të Shkupit shkaktuan dëme të mëdha të produkteve bujqësore...

Në tregjet e gjelbërta vërehet mungesë e produkteve, megjithatë çmimet nuk kanë pësuar ndryshime.
“Çmimet e njejta janë nuk ka kurrfarë ndryshimi,bile çmimet kanë rënë tash krizë nuk kanë popullata”…
“Nuk besoj që cmimet do të rriten në treg,por në të ardhmen edhe munden të rriten cmimet pasiqë ka pas vërshime të mëdha"...
“Ne nuk do tçi ngrisim çmimet të jenë më shtrejtë por do të mundohemi ti bëjmë më lirë”...
“Nuk kanë ndryshuar aspak çmimet edhe pas shiut të madh që ndoshi në Hasanbeg, tregu është me çmime të ulta”, thanë shitësit e anketuar.
“Çmimet mirë janë”...
“Çmimet janë normale, mirëpo në treg vërehet mungesë e produkteve pasiqë vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha” thanë blerësit e anketuar.
Por ndryshe nga tregjet, Inspektorati shtetëror i tregut vërejti keqpërdorime gjatë kontrolleve në disa shitore, ku tregëtarët menjëherë pas vërshimeve, ngritën çmimet për ujin në shishe, qirinj për amvisëri, doreza mbrojtëse, çizme gome, lopata, maska mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim.
Nga organizata e konsumatorëve konfirmojnë keqpërdporimet që po bëhen nga disa tregëtarë të pandërgjegjshëm.
“Ne bëjmë thirrje për uljen e cmimeve dhe marrjen e masave për kontrolle për të gjitha cmimet e produkteve deficitare në zonat e krizës. Kërkuam edhe nga vetë tregëtarët që të ulin cmimet. Por ata vetë nuk i ulim cmimet prandaj duhet masë qeveritare”, tha nga organizata e konsumatorëve.
Qeveria në mbledhjen e fundit solli vendim për ndryshimin e çmimeve të produkteve që kërkohen më së shumti në vendet e prekura nga vërshimet në Maqedoni.
Qeveria apelon që çmimet të mbeten të njejta si para vërshimeve. Vendimi ka të bëjë me ujin, qirinjtë, dhe materialet e e tjera që përdoren nga njerëzit në zonat e dëmtuara e që u rritën ndjeshëm menjërë në ditën pas vërshimeve kur në treg u rrit kerkesa për këta artikuj.
VLORA LATIFI TOPOJANI
