Maqedoni
SHGM përshëndet vendimin e PPS-së, kërkohet heqja e arrestit për Bozhinovskin
12.08.2016 16:34
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë përshëndet vendimin e Prokurorisë speciale për të kërkuar nga Prokuroria themelore...

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë përshëndet vendimin e Prokurorisë speciale për të kërkuar nga Prokuroria themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të vendosë komeptencë për lëndën e gazetarit Zoran Bozhinovski, i cili nga prilli i këtij viti është në paraburgim për shkak të dyshimit se ka kryer tre vepra penale.
“Besojmë se Prokuroria special do të zhvillojë procedurë me kredibile dhe me efikase për rastin e Bozhinovskit dhe do të ndihmojë që më shpejtë e verteta të dal ne shesh.” – thuhet në kumtesën e SHGM-së.
Kjo shoqatë kërkon heqjen e masës së arrestit për Bozhinovskin.
“Vlerësojmë se autoritetet maqedone në rastin e Bozhinovskit nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Straburg, e cila nga vendet nënshkruese të Konventës kërkon që masën e paraburgimit dhe burgimit kundër gazetarëve ta zbatojnë vetëm në raste kur ato janë të akuzuar për terrorizëm apo për përdorimin e gjuhës së urrejtjes.”
ShGM vlerëson se burgosja e Bozhinovskit është e motivuar politikisht që të pengohet të mos publikojë skandale kurruptive kundër pushtetit.
Një ditë më parë, PPS njoftoi se ka kërkuar lëndën e lidhur me rastin “Spiuni” nga PP.
“Prokuroria Publike ka kërkuar nga Prokuroria themelore për ndejkje të krimit të organizuar dhe korrupsionit që t’ia dorëzojë lëndën kundër personit me iniciale Z.B. i cili u ekstradua nga Republika e Sërbisë në Maqedoni”- thuhej në kumtesën e PPS-së.
SHPËTIM NUREDINI
