Botë
Në Japoni lëshohet në përdorim reaktori i tretë bërthamor
12.08.2016 20:07
Reaktori bërthamor në ishullin Shikoku, puna e të cilit u ndërpre para afro pesë viteve, përsëri është lëshuar në përdorim, dhe është e treta që aktualisht punon në Japoni.
"Reaktori në Ikati është në funksion që nga ora nëntë sipas kohës lokale", njoftoi kompania Shikoki Elektrik Pauer.
Reaktori duhet të fillojë të prodhoj dhe të bartë energji elektrike të hënën, sqaroi kompania, duke shtuar se përdorimi komercial i energjisë elektrike nga ky reaktor do të fillojë në shtator, pas përfundimit të kontrollit, transmeton Hina.

Ndërkohë, ndaj këtij vendimi reaguan organizata për mbrojtjen e mjedisit të jetesës.
Grupet ekologjike në Japoni janë kryesisht kundër startit të sërishëm të reaktorëve bëthamor dhe pohojnë se leksionet nga katastrofa në Fokushima pas tërmetit dhe cunamit në mars të vitit 2011 nuk janë kuruar.
Reaktori në Ikati kishte ndërprerë punën në fund të prill të vitit 2011 për shkak të mirëmbajtjes rutine, por deri më tani nuk mundi të fillojë me punë për shkak të standarteve të reja, më të ashpëra që hyrën në fuqi lidhur me rezistencën ndaj katastrofave natyrore, aksidenteve të aeroplaneve ose atentateve.
Të gjitha reaktorët në Japoni gjenden afër bregut të detit./mia