15 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

13.08.2016 12:57

Sot shënoihet 15 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit...

Sot shënoihet 15 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni, mes forcave policore dhe ushtarake maqedonase me pjestarëte  UÇK-së.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri Lubço Georgievski, lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, ai i PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi. 

Nënshkrues të marrëveshjes në rolin e garantuesve ishin edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-ve, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju, të cilët morën pjesë në bisedime. Përveç nënshkruesve në bisedime mori pjesë edhe Havier Solana, përfaqësues i lartë i BE-së për siguri dhe politika të jashtme, dhe Piter Fejt, përfaqësues i SHBA-ve.

Me rastin e 15 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit  organizon konferencë me temë “Marrëveshja e Ohrit – sfidë dhe garancë për integrim”.

Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje në praktikë që nga fillimi i  përball me shumë sfida. Ndërsa implementimi i sajë i plotë vazhdon të ngesë edhe sot në shum sfera. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)