Familja Gashi nga Hasanbegu kërkon ndihmë 070 306- 064

13.08.2016 16:09

Kjo është e vetmja dëshir që ka Mentor Gashi nga lagja Hasanbeg...

“Tash kam nevoj të kem krevet ku mund të flej dhe me pas jorgan për të mbyluar”

Kjo është e vetmja dëshir që ka Mentor Gashi nga lagja Hasanbeg, shtëpia e të cilit u përmbytë në vërshimet e fundit që kapluan Rajonin Hasanbeg-Garaqinë.

Ai, vëllau i tij dhe 2 motrat vuajn nga shizofrenia dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për shkak të shkatrimit të madh të shëtpisë disa prej tyre ndodhen tek të afërmit e tyre, pa terapin e duhur dhe pa kujdestari 24 orëshe. Për ta vite me rradh kujdeset vëllai i madh Fatmir Gashi, i cili tani më kërkon ndihëm urgjente nga të gjithë që të mund t’i siguroi gjërat elementare për jetes dhe t’i  kthej anëtarët tjerë të familjes në shtëpi.

“Situatën e kemi shumë të rëndë.  Kemi nevoj për veshmbatje dhe të gjitha gjërat tjera shtëpiake.Personat të sëmur janë pa ilaçe, ata të gjithë marrin psiko terrapin, ndërsa motra është totalisht e retardume prej lindje, ndërsa të tjerat i ka kap ato sëmundjet  e veta. Siç mund ta shihni edhe vëllai edhe ai është i sëmur. Nevoja ka prej fillim deri mbarim, të gjtiha sendet na mungojnë”   - tha Fatmir Gashi, banor i Hasanbegut.

“Nuk kemi ku të flejm. Unë flej posht në një dhomë në  dysheme  aty u vendosa unë. Kreveti që pata mbaroi, u prish dhe i morën ekipat e pastrimit” – deklaroi Mentor Gashi, vëllai i Fatmir Gashit.

Dëme të mëdha u shkaktuan edhe në shumë shtëpi të tjera në Hasanbeg, ku banorët dhe institucionet vazhdojnë me pastrimin.