Hasanbeg, po pastrohet, por ka shumë shtëpi të përmbytura
Ekipet e pastrimit në Hasanbeg nga dje kanë filluar....

Ekipet e pastrimit në Hasanbeg nga dje kanë filluar të punojnë edhe gjatë natës që të mund të arrijnë të normalizojnë sa më parë jetën e banorëve të kësaj zone.
Rrugët kryesore janë thuajse të gjitha të ç’bllokuara, ndërsa po punohet intezivisht edhe pastrimin e shtëpive të tjera të përmbytura.
“Sot për sot mirë jemi, vazhdojmë të pastrojmë shtëpin, jemi duke e hequr balten e madhe që patëm. U falminderoj shokëve të mi që erdhën prej Likove për të na ndihmuar. Nuk mundem unë jam i sëmur nga zemra, shokët na ndihmuan, por kjo puna e shtetit pak si dobët. Dolëm me marr diçka me ngrën,nuk kishte. Nevojë kemi për të gjtiha gjërat, kati i posht është 100 % i prishur, kemi mundësuar vetëm një dhomë për të pushuar pak por nuk kemi as batanie asgjë. Flejm në Luboten”.
“Jemi duke pastruar dhe punuar . Kjo në ka ndodhur dhe nuk kemi çfarë të tjetër të bëjmë. Shtëpin time e kam pastruar me të shtëpisë, por kanë ardhur disa herë dhe ekipet e pastrimit” – thanë disa banorë të Hasanbegut të anketuar nga TVM2. (Rexhep Qamili, TVM2)
