Shtabi i emergjencës në Hasanbeg, fëmijët dhe shtatzënat të strehohen tek të afërmit
Nga Shtabi i Emergjencës u bëjnë thirrje fëmijëve...

Nga Shtabi i Emergjencës u bëjnë thirrje fëmijëve, grave shtatzëna dhe të sëmurve kronik të vendosen përkohësiht tek të afërmit për shkak se në këtë zonë rrezikohet të përhapet ndonjë sëmundje infektive.
“Në bazë të informacioneve që kam kanë filluar të dalin dhe disa puçra nëse mund t’i quajm ashtu në mesin e banorëve.Në ditën e djeshme e kemi shfrytëzuar ditën e xhumas si ditë në të cilën tubohemi në xhami dhe kemi apeluar deri tek popullata dhe e shfrytëzoj këtë rast edhe tani të apeloj deri tek personat e moshuar, fëmijët e vegjël dhe grat shtatëzëna të largohen përkohësisht nga Hasanbegu deri sa bëhet pastrimi sepse mund të paraqitet epidemi ndoshta. Kjo është vetëm supozim por për këtë çështje le të vlersojnë kompetentet” – tha koordinatori i shtabi të emergjencës – Hasanbeg, Ali Sadiku.
Në teren vazhdojnë të veprojmë edhe shumë organizata joqeveritare dhe të vijnë shumë ndihma në ushqim dhe veshëmbathje.
Komisionet për verifikimin e dëmeve po punojnë në terren, ndërsa në tër territorin e Hasanbegut sot kanë vazhduar edhe kërkimet e foshnjës 15 muajshe Elif Fejzullahu e cila vazhdon të mbetet e zhdukur që nga nata e vërshimeve. (Rexhep Qamili, TVM2)
