Mjekët: Në rajonet e vërshuara nuk ka raste të infeksioneve me sëmundje ngjitëse

13.08.2016 16:41

Në klinikën e fëmijëve në Shkup, mbrëm ndihmë mjeksore kanë kërkuar tre fëmijë nga Haraçina, të cilët pasi janë kontrolluar janë dërguar për trajtim në klinikën infektive.

Në klinikën e fëmijëve në Shkup, mbrëm ndihmë mjeksore kanë kërkuar tre fëmijë nga Haraçina, të cilët pasi janë kontrolluar janë dërguar për trajtim në klinikën infektive.

Siç bën të ditur drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve Aspasia Sofianova edhe par disa ditësh dy fëmijë të tjerë ishin pranuar në reaprtin e gastros, të cilët poashtu vijnë nga rajonet e vërshuara por sipas sajë tani për tani nuk mund të flitet për paraqitje të ndonjë infektimi që ka të bëj me vërshimet pasi siç thot ajo bëhet fjalë për diare të ashtuquajtura verore dhe nuk bëhet fjaë për patologji infective të zorrëve si pasojë e vërshimeve. 

“Mbrëmë  është kërkuar ndihmë mjeksore prej tre fëmijëve nga Haraçina, të cilët pas kontrollit nga ana jonë janë dërguar në klinikën infektive pasi është konstatuar se bëhet fjalë për patologji infective dhe rezultatet do të dëshmojnë nëse bëhet fjalë për ndonjë infektim të zorrëve, apo diçka tjetër. Jam njoftuar se ka fëmijë te I cili dshohet të jetë prekur nga sëmundje të lëkurës por është herët të konstatohet se ajo është pasojë e vërshimeve” – tha Drejtoresha e Klinikës së fëmijëve në Shkup, Aspasia Sofijanova.

Raste të infektimeve të lëkurës ka pasur edhe në Hasanbeg.

“Mu mush krahu dhe këmbët krejt kuq, dhe u krujsh shum. Kam marr një ineksion dhe më dhan ilaçe” – tha një fëmijë i anketuar.

Marrë parasyshë gjendjen në fshatin Stajkovcë janë evakuuar fëmijët dhe të sëmurit kronik, por nuk ka raste të paraqitjes së infeksionit të zorrëve apo krujtjes.

“Edhe pse kishte disa spekulime për paraqitjen e viruseve të barkut, nuk ka pasur raste të tilla.Poashtu nuk ka apsur raste të paraqitjes me infektim të lëkurës” – tha njëra prej mjekeve e angazhuar në rajonin e vërshimeve.                                                                                                                            

Tani për tani fëmijët dhe të sëmurit kronik nga Stajkovca janë evakkuar tek të afërmit derisa të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i shtëpive dhe fshatit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)