Sektori joqeveritarë nga Shqipëria dëshmon solidaritetin në Hasanbeg
Sektori joqeveritarë në Shqipëri poashtu është solidarizuar....

Sektori joqeveritarë në Shqipëri poashtu është solidarizuar me fatkeqësinë që shkaktuan vërshimet në rajonin Hasanbeg-Haraçinë.
Në Hasanbeg ishin sot përfaqësues të fondacionit Mirësia dhe shoqatës kulturore Ardhmëria nga Shqipëria.
“Solidarizimi i popullit shqiptar ka qenë moral dhe financiarë besoj i dukshëm. Ne kemi hapur fushatë para disa ditësh dhe kjo fushatë do të vazhdojë edhe më tej, sepse nuk mbarojnë hallet e kësaj popullate vetëm me pastrimin e rrugëve. Besojmë se do të kenë edhe nevoja tjera.Do të mundohemi që brenda mundësive që ka populli në Shqipëri të kenë një solidarizim monetar fiananciar” – tha drejtori i fondacionit “Mirësia”, Korab Kaja.
“Kur shohim këtë lloj solidarizimi të shoqërisë këtu besojmë se kjo dhimbje do të kalojë shpejt, jo vetëm të humbjeve matriale por edhe të forcimit. Zakonisht pasojat e këtyre ngjarjeve nxjerrin në pah edhe vlera shum të mëdha që nuk mund të dalin vetëm se në ditë kaq të vështira” – deklaroi Tahir Zenel Hasani nga Shoqata kulturore “Ardhmëria” - Shqipëri.
Kalliri i Mirësisë: Angazhim në hasanbeg deri në krijimin e kushteve për jetë
Sektori joqeveritarë nga Shqipëria aktivitetet humanitare në rajonet e vërshuara i koordinon me shoqatën humanitare Kalliri i Mirësisë nga Shkupi.
“Ditët e para ndihma jonë ka qenë e fokusuar në artikuj ushqimorë, pastaj kemi kaluar në mjete higjienike dhe këtyre ditëve jemi të fokusuar të ndajmë mjete higjienike.Pas kësaj javën e ardhëshme do të fillojmë të paisim familjet edhe me batanije dhe gjera tjera që do tu mundësojnë atyre sa më shpejtë të kthehen në shtëpitë e tyre. Në planin tonë është të kalojmë edhe me paisje të mjete të amvisrisë, apo me teknikë të bardhë” – tha Rufat Sherifi nga “Kalliri i Mirësisë” – Shkup.
Kur jemi te ndihmat nga Shqipëria qeveria shqipotare ka ndarë 100 mijë euro për ndihmë rajoneve të vershuara në Maqedoni, ndërsa ndihmë për rajonet e vërshuara ka ardhur edhe nga shtetet tjera si Kosova, Greqia, Austria, Italia, Çekia, Mali i Zi dhe vende tjera. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
