Toni Trajkovski, nga vërshimet u dëmtuan 5000 shtëpi

13.08.2016 18:13

Në vërshimet e javës së kaluar janë dëtmuar mbi 5 mijë shtëpi...

Në vërshimet e javës së kaluar janë  dëtmuar mbi 5 mijë shtëpi bën të ditur  Kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski.

Këto shtëpi do të regjistrohen nga komisionet përkatëse për verifikimin e dëmeve,theksopn Trajkovski sipas të cilit në teriotrin e komunës së Gazibabës po punohet  intenzivisht në çbllokimin e rrugëve dhe kanaleve, në pastrimin e shtëpive, si dhe gjatë ditës së sotme ka filluar dhe dezinfektimi i disa shtëpive.

“Vlerësimet tona paraprake tregojnë se nga vërshimet e fundit që kapluan Shkupin janë dëmtuar rreth 5 mijë shtëpi. Sot jemi në Inxhikov ku për momentin ka 150 shtëpi të dëmtuara. Po punohet intenzivisht në heqjen e mbeturinave shtëpiake. Kemi ndihmën nga armata e Maqedonisë e cila na ndihmon pa rezerv në heqjen e ujit dhe baltës nga shtëpitë e banorëve“ – tha kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski.