15 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti: Ka akoma punë për të bërë
Marrëveshja e Ohrit –Sfidë dhe garancë për Integrim, ishte tema e sotme që përkujtoi....

Marrëveshja e Ohrit –Sfidë dhe garancë për Integrim, ishte tema e sotme që përkujtoi 15 vjetorin e nënshkrimit të Marrveshjes që i dha fund konfliktit të vitit 2001, mes frcave policore dhe ushtarake maqedonase me pjestarët e UÇK-së.
Mospërfillja e kërkesave të shqiptarëve çoi deri te konflikti i vitit 2001, ndërsa marrevshja e Ohrit ndërpreu jo vetëm luftën por edhe tragjedinjë deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
“Vitet e 90-ta kur ndyshohej kushtetuta, shqiptarët nuk u përfillën, kërkonin arsim të lartë apo simbole kombëtare shtypeshin me gjak, nuk kishte sesi që të ndodhë ajo që ndodhi. Por në këtë situatë ne kemi një moment shumë të rëndësishëm sepse SHBA, BE, e kishin kuptuar një të vërtetë të madhe dhe në Maqedoni u jemi mirënjohës NATO-së . Ne u përcaktuam për dialog, ai nuk ishte i lehtë. O paqe o kthim nuk ka. MO është një kompromis dhe për t’u arritur një kompromis dyja palët duhet të kenë mirëkuptim. MO-ja ndërpreu jo vetëm luftën por edhe tragjedinë, a ka akoma për t’u bërë, ka ende punë” – tha ish udhëheqësi i UÇK-ës, tashmë lider i BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga ana tjetër ish ambasadori i NATO-s, Piter Feith dhe ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejlli theksuan se kjo marrëveshje u arrit në kohë më të vështira.
Por Maqedoni kohët e fundit disi e ka ngadalësuar punën për anëtarësimin e saj në familjen Evropiane dhe NATO .
Feith: MO vendosi themelet e Maqedonisë moderne
“Vizoni i arkitektëve të MO-së nuk ishte që të marrin anë, për të favorizuar njërin apo tjetrën por për të përfunduar dhunën dhe vuajtjet dhe vendosjen e themeleve të Maqedonisë si një shtet modern . 15 vit më vonë tregimi mbetet përsëri burim kontradikte, premtimi drejt NATO-s e BE-së sikur po ngadalësohet. Pra, ne plotësuam raportin për MO-në vitin e kaluar” – deklaroi Piter Feith.
Bejli: Shumë çështje mbeten ende për tu zgjhidhur
“MO-ja kërkon gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim, përgjegjësi për të lëvizur përpara. MO e përfundoi me sukses konfliktin dhe shmangu luftën. Por shumë çështje mbeten ende për t’u zgjidhur. Ka akoma elemente të mosbesimit mes qytetarëve dhe institucioneve dhe zbatoni reformat për të lëvizur proceset përpara drejt NATO-s e BE-së” – tha ambasador i SHBA-së, Xhes Bejlli.
Në përkujtimin e marrëveshjes së Ohrit, nuk morën pjesë lideri i PDSH-së, Mehndu Thaçi dhe ish kryeministri i Maqedonisë Lupco Gjorgevski. (Visar Sadiki, TVM2)
