Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, Halili: Është punuar mjaft, ka akoma sfida
15 vite pas nënshkrimit, Marrëveshja e Ohrit mbetet e hapur për tu zbatuar....

15 vite pas nënshkrimit, Marrëveshja e Ohrit mbetet e hapur për tu zbatuar. Zëvendës kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Festim Halili thotë se është bërë mjaft në zbatimin e dokumentit por pranon se ka akoma shtylla që kanë nevojë për përkushtimin e gjitha institucionet me qëllim që dokumenti të bzatohen në tërësi.
Si shembull Halili përmend përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucione si dhe zbatimin e plotë të gjuhës shqipe.
Sipas Halilit 800 administratorë do të angazhohen me punë në institucionet ku përfaqësimi i shqipëtarëve është i ulët. Po punohet edhe në zbatimin e plotë të gjuhës shqipe në favor të kohezionit social.
“Ne si qeveri kemi vendosur që afër 800 të punësuar të shpërndahen nëpër institrucionet e ndryshme të RM-së, me çrast do të bëhet edhe rritja e përfaqësimit të drejtë të shqipëtarëve nëpër institucionet ku ka mangësi dhe ku nuk është niveli I kënaqur I të punësuarve shqiptarë por edhe të etniteteve të tjera më të vogla se sa 20 %. Gjithashtu ka dallime të ndryshme mes partive politike edhe me ligjin e përdorimit të gjuhëve. Ne mundohemi që në tërësi të bëhet zbatimi I përdorimit të gjuhëve dhe shpresojmë që do të gjendet një kompromis mes të gjitha palëve por edhe institucionet të cilat të themi shmangin një gjë të tillë.” – tha zv.kryeministri i Maqedonisë, Festim Halili.
Nga analiza që nisi ish zëvendës krymenistri Musa Xhaferi janë nxjerrë disa rekomandime të publikuara në ueb faqen e sekretariatit, ku do të duhej të fokusohej puna e sekretariatit për zbatimin e marrëveshjes kornizë. Theks të veçantë i vehet zbatimit të parimit të Badenterit edhe në ndarjen e buxhetit.
“Ndarja e buxhetit duhet të bëhet me anë të parimit të Badenterit si dhe decentralizimi fiskal në nivel lokal është e paraparë që të ketë një progres akoma më të veçantë. Është edhe mundësia e arsimimit të të gjitha popujve, poashtu shtylla tjetër është edhe garantimi I të drejtave edhe të pakicave që janë ndër 20% në Maqedoni.” – tha zv.kryeministri i Maqedonisë, Festim Halili.
Për përmbylljen e dokumentit të Ohrit, Halili thotë se do të mbledh edhe paraardhësit e tij që të diskutojnë se si duhet që ky dokument të sillet në fokusin e institucioneve, në fokusin e shoqërisë pasiqë ky document është edhe vetë kushtetuta e Maqedonisë. (Meral Ismaili, TVM2)
