Sulm në një tren në Zvicër, plagosen 6 udhëtarë
ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në një tren në Sent Gallen të Zvicrës..

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në një tren në Sent Gallen të Zvicrës.
Sipas kësja organizate, sulmuesi është 17-vjeçari Muhamed Riad, i cili i ka vënë zjarrin trenit ku po udhëtonte dhe më pas ka plagosur me thikë 6 udhëtarë.
Autori, është shtetas zviceran dhe pas incidentit është dërguar në spital bashkë me të plagosurit për shkak se ka marrë djegie nga zjarri që ka ndezur.
Ai fillimisht ka përdorur një lëndë të lëngshme për të ndezur zjarrin dhe më pas ka sulmuar me mjetin e ftohtë pasagjerët e vagonit.
Të plagosurit janë një fëmijë 6-vjeçar, një djalë e një vajzë të moshës 17-vjeçare, dy gra të moshës 34 dhe 43 vjeç, si dhe një burrë i moshës 50-vjeçare. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)
